Durrës, të dielën, balotazh për dy kandidatët që do të kryesojnë degën e PD-së

Durrës - Zgjedhja e kryetarit të ri të PD-së së Durrësit do të bëhet të dielën, pasi votimi i sotshëm i 504 delegatëve për 6 kandidatë, përfundoi me balotazh për dy prej tyre.Në balotazh dolën kandidatët Osman Stafa me 209 vota dhe Ardian Muka me 185 vota; asnjë prej tyre nuk mori më shumë se 50% të votave, kështu që zgjedhjet e dyta do zhvillohen të dielën.ar.sh/Oranews.tv