Lefter Koka në Lombardi: Investoni në vendin tonë

Itali- Ministri i Mjedisit Lefter Koka zhvilloi një vizitë zyrtare në rajonin e Lombardisë në Itali. Gjatë vizitës së tij ai zhvilloi një takim me Roberto Mura, President të Qendrës Riccagioia, përfaqësues të institucioneve lokale të Rajonit të Lombardisë, si dhe një sërë sipërmarrësish italianë në fushën e mjedisit, pyjeve, menaxhimit të mbetjeve, etj.Prefektja e Rajonit të Lombardisë, znj. Peg Strano Materia i uroi mirëseardhjen Ministrit Koka në emër të qeverisë italiane. Gjatë takimit, i cili u fokusua në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona në fushën e mjedisit, një rëndësi e veçantë iu dha diskutimeve mbi shtrirjen e investimeve të kompanive italiane në vendin tonë, në fusha të tilla si menaxhimi i integruar i mbetjeve, administrimi i ujërave, rritja e sipërfaqeve pyjore nëpërmjet pyllëzimeve të reja dhe rehabilitimeve të sipërfaqeve të dëmtuara dhe degraduara, zhvillimi i sistemit të IT për menaxhimin e mjedisit, etj.koka“Rajoni i Lombardisë është një nga rajonet më të zhvilluara të Italisë. Ftojmë investitorët italianë të investojnë në fushën e mjedisit. Qeveria shqiptare i mirëpret në klimë të re besimi dhe serioziteti”- tha ministri Koka gjatë fjalës së tij.”Ministri i Mjedisit zhvilloi gjithashtu një vizitë në Riccagioia, Qendrën e Kërkimeve, Formimit dhe Shërbimeve të hardhisë dhe verës, në Komunën e Torraza Coste, rajoni i Lombardisë.koka2Ai u njoh nga afër me këtë qendër të përsosmërisë së verës. Qendra Riccagioia ka kryqëzime dhe klone prej më shumë se një mijë lloje dhe është një prej koleksioneve më të rëndësishme të verës në botë, e njohur si Trashëgimi kolektive nga Ministria e Politikave Bujqësore, Ushqimit dhe Pyjevenë Itali.koka3Më pas vizita vijoi në pjesën e Qendrës Riccagioia, dedikuar formimit universitar e profesional, ku ministri u njoh më nga afër me studimet dhe teknologjinë e fjalës së fundit të përdorur për prodhimet bio.e.k/orannews.tv