Gjirokastër, projekti për restaurimin i rrugëve të kalldrëmta, nga mjeshtrit gurëgdhëndës

Gjirokastër- Një projekt me vlerë financimi 27 milion lekë, bashkëpunim i qeverisë dhe bashkisë së Gjirokastrës do të mundësojë kthimin në identitet të rrugës së kalldrëmtë që të çon në banesën e lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare.Punimet synojnë restaurimin e kësaj rruge karakteristike e cila është mjaft e frekuentuar nga turistët vendas dhe të huaj. Punimet realizohen në mënyrë tradicionale nga mjeshtrat gurgdhëndës, ndërkohë që për ndërtimin e kalldrëmit përdoren gurë të skalitur duke respektuar traditën gjirokastrite."Janë rivlersimi i rrugëve me kalldrëm për të bërë të mundur që trashëgimia e ndërtimeve në infrastrukturën rrugore me shtresat e kalldrëmit të mos humbasi por të jetë vazhdimihst prezent jo vetëm për t'i mirëmbajtur por edhe ato pjesë ku nuk ka rrugë me kalldrëm, të ruhet tradita e Gjirokastrës", tha nënkryetari i bashkisë Vangjel MuçoJanë 29 rrugë karakteristike në Gjirokastër të cilat pritet të kthehen në identitet. Zbatimi i këtyre projekteve synon mirëmbajtien e vlerave arkitekturore tradicionale të qytetit të gurtë dhe vendosjen e tyre në shërbim të zhvillimit të turizmit.e.k/orannews.tv