Qeveria e 3 basketbollistëve, Haxhinasto: Unë luaja me Tiranën, Rama dhe Beqaj me Dinamon
Kabineti i Edi Ramës bashkë me veten dhe zëvendësin e tij numëron 21 anëtarë. Mes tyre kishim spikatur disa që në rininë e tyre kanë luajtur futboll, por jo të një niveli të lartë.Nasip Naço, Lefter Koka, Ilirjan Celibashi kanë qenë të inkuadruar me skuadra modeste dhe me cilësi modeste në rininë e hershme. Por kur vjen puna te basketobolli, puna ndryshon.Jo vetëm Kryeministri, por edhe dy Ministra të tjerë kanë arritur të jenë me ekipe elitare të Shqipërisë madje edhe me ekipin kombëtar.Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto për emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku zbulon se Edi Rama, Ilir Beqja dhe vetë ai në vitet 80-të spikasnin si basketbollistë “Unë luaja me ekipin e Tiranës, në atë kohë 17 “Nëntori”, ndërsa Edi Ramën dhe Ilir Beqajn i kisha kundërshtarë se luanin me “Dinamon”.Pra, me 3 basketbollistë në përbërje, qeveria Rama tashmë futet në histori si kabineti me më shumë sportistë që mund të ketë patur qenë ndonjëherë, veçanërisht basketbollistë.Në vitet 80-të në Tiranë thuhej se basketbolli ishte një lojë që e luanin ata që ishin intelektualë. Mushi, Kuqo, Fagu e të tjerë ishin profesorë dhe pedagogë në shkolla dhe Universitete, por nuk e mendonin kurrë se më të rinjtë Rama, Beqja dhe Haxhinasto, një ditë do të bëheshin Ministra. Madje edhe kryeministër si Edi Rama.