Korçë, shkon për të peshkuar, mbytet aksidentalisht 64 vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2014, 11:15
Korçë-Një person është gjetur i mbytur në lumin e Dunavecit. Ngjarjka ka ndohur mëngjesin e sotëm, ku shtetasi A.Cenolli 64 vjeç është gjetur i mbytur.Sipas familjarëve 64-vjeçari banues në fshatin Vashtmi në orët e vona të natës është larguar nga shtëpia për të peshkuar dhe nuk u kthye më.Sipas hetimeve të para dyshohet se i moshuari të këtë rënë aksidentalisht në ujërat e lumit dhe është mbytur, sepese edhe disa kohë më parë ai kishte rënë në ujërat e këtij lumi por ishte shpëtuar nga banorët e zonës.