Ngrihet agjensia e bujqësisë, Rama: Jo më fonde kuturu, por vetëm për kultura të efektshme

Në prezantimin e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, kryeministri Rama u shpreh se për qeverinë është sfidë formalizimi dhe rajonizimi i bujqësisë në vend. Kjo gjë tha kryeministri po realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe bëhet për të rritur punësimin dhe eksportin.“Sfida e radhës që është në proces dhe ne jemi duke punuar bashkë me Ministrinë e Bujqësisë është padyshim formalizimi dhe rajonizimi i bujqësisë. Për të rritur punësimin dhe eksportin. Ne nuk do të financojmë projekte jashtë sensist të zhvillimit rajonal. Nuk do të shpërndajmë funde kuturu për kultura apo investime që nuk përpudhen me planin kombëtar të zhvillimit të bujqësisë. Në këtë mënyrë ne do të nxisim fokusimin e rajoneve në ato kultura që janë më të argumentuara si të efektshme dhe të dobishme, për arsye të terrenit, klimës”, u shpreh Rama.Kryeministri Rama tha gjithashtu se është rritur buxheti për bujqësinë dhe kjo u bë në një vit të vështirë per ekonominë e vendit pasi sipas tij qeveria e kaluar i la një mal me borxhe.“Në vitin më të vështirë të mandatit tonë buxheti për bujqësinë është rritur. Na duhej të administronim malin e borxheve që gjetëm. Sot jemi në kushtet kur nuk pretendojmë se kemi përmbysur situatën, por kemi arsye të mendojmë se përmbysja ka filluar. Gjithë procesi i ndryshimit të qasjes dhe marrëdhenieve me fermerin na ka dhënë një rezultat pozitie”, u tha Rama.Rama: Sportel për të informuar fermerët"Është shumë e rëndësishem edhe hapja e sportelit për të informuar fermerët, sepse ata punojnë në kushte teje primitive për shkak se shtetit i kishte kthyer krahët fshatit dhe fermerit dhe fermeri shqiptar ishte i vetmi fermer në Europën e Bashkuar, pa asnjë përkrahje të qëndrueshme nga shteti."Rama: AZHBR thith dhe akordon fonde"Ndërtimi hap pas hapi nga kjo agjenci i rrugës së përcaktuar të qasjes sonë të re ka bërë që ne sot të jemi opotimist për mundësinë që i kemi krijuar vetes qoftë për të thithur fonde por edhe për të akorduar fonde.Praktikisht ne jemi shumë krenarë, bëmë të mundur akreditimin e kësaj agjencie nga BE një kusht themeltar për të thithur fondet e programit të zhvillimit të përbashkët bujqësor. Është një hap i rëndësishëm i kryer në më pak se 300 ditë qeverisje."(Video: Ja fjalimi i Ramës në prezantimin e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural)