Sërish drogë në Lazarat, kapet një fuoristradë që po tentonte transportin
Gjirokastër-Pas shumë ditëve operacion në fshatin Lazarat për asgjesimin e parcelave me kanabis dhe lëndë narkotike vijon sërisht trafiku i drogës.Një automjet tip fuoristradë është sekuestruar në rrethinat e Lazaratit e cila po tentonte të transportonte lëndë narkotike e cila dyshohet se ishtë fshehur në Lazarat.Automjetit i ishin hequr sediljet e pasme dhe brenda tij u gjet një sasi e vogël mariuanë në formën e boçes. Nga Specialistet e antidroges është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit D.J.,23 vjeç nga Vlora si posedues i automjetit.Ndërkohë vijon puna e Strukturave të Policisë për Parandalimin e kultivimit e trafikimit të lëndëve narkotike. Krahas shërbimeve të hapura, vijojnë edhe shërbimet grackë nga Sektori Kundër Narkotikeve në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër.(Në foto: Droga e sekuestruar që po transportohej me fuoristradë)
