Korçë, Denoncohen kompanitë e sigurimeve të mjeteve: Nuk kontrollohen, vjedhin qytetarët
Korçë- Përfaqësuesit e biznesit të mesëm dhe të vogel kanë denoncuar rritjen e cmimeve te sigurimit të mjeteve nga ana e kompanive, rritje e cila bëhet sipas deshirës dhe nuk kontrollohet nga autoriteti i konkurencës.Sipas biznesit, ky treg i monopolizuar tashmë, vjedh hapur xhepat e tyre dhe të qytetarëve, ndërsa shteti nuk bën asgjë për të ndryshuar situatën.Shoqata e biznesit kërkon ndërhyrjen e qeverisë dhe Ministrisë së Transporteve të ndërmarrin sanksione ndaj kompanive abuzuese deri në heqjen e licensave.Shoqata e biznesit ka paralajmëruar një rritje të konsiderueshme të çmimit të siguracionit nga ai aktual dhe në rast se shteti nuk do të ndërmarr masat për të ndërhyrë me forcën e ligjit,atëherë do të jenë bizneset të cilat do të bllokojnë punën e këtyre kompanive.