Kapet shqiptari me 8 kg drogë në Padova
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2014, 08:22
Itali- Policia italiane ka arrestuar një shqiptar në Padova, me shtatë kilogramë heroinë dhe një kilogram hashash.Droga u gjet në shtëpinë e shtetasit Denis Selimi, e fshehur në një sirtarë brenda një dollapi në shtëpinë e tij. Në banesën e shqiptarit ishte edhe e dashura e tij.Sipas burimeve të policië, sasia e drogës së gjetur ishte shpërndarë në 12 pako dhe 6.3 kg heroinë ishte e një cilësie të lartë.e.k/orannews.tv