Nishani prezanton simbolet e Institucionit të Presidencës
Presidenti Bujar Nishani miratoi ditën e djeshme simbolet e Institucionit të Presidentit të Republikës. Nishani ka prezantuar flamurin, logon zyrtare të institucionit dhe dekoratën “Nënë Tereza”.Në faqen zyrtare të presidencës u prezantua flamuri i cili do të jetë i përbërë nga shqiponja e zezë e marrë nga stema e familjes së Kastriotëve, sfondi i kuq dhe përkrenarja e artë e SKënderbeut.Një nga elementët kryesor të logos janë edhe kurora e dushkut si dhe mbishkrimi i logos “PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPERISE”.Ndërsa logoja do të përbëhet nga shqiponja, përkrenarja dhe kurora e dushkut me të njejtin kompozim si edhe tek flamuri të jenë elementët kryesorë të logos “PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPERISE”.Dekorata “Nënë Tereza” përfshin portretin e Nënë Terezës, teksin “M, Teresa”, e cila është kaligrafia orogjinale e saj. Gjithashtu kjo dekoratë përfshinë degët e ullirit si symbol i paqes, formën katrore dhe ngjyrën e argjendit.e.k/oranews.tv