Tiranë, N/Sekretarja e SHBA Nuland tek Rama, pasi takoi Nishanin, Metën dhe Bashën
Tiranë - Ndihmës Sekretarja Amerikane e Shtetit, Victoria Nuland ka shprehur sot në Tiranë mbështetjen e SHBA për integrimin e Shqipërisë drejt BE, ndërsa temë e gjithë takimeve ka qënë edhe bashkëpunimi më i fortë në rrafshin ekonomik.Axhenda e saj e takimeve nisi në orën 16:00 me kreun e shtetit Bujar Nishani. Në këtë takim u shkëmbyen mendime për Rishikimin e Strategjisë së Mbrojtjes, ecurinë e reformave të Forcave të Armatosura, në përputhje me standardet e NATO-s si edhe partneritetin e bashkëpunimin amerikan.Presidenti Nishani u shpreh në takim se pa një drejtësi funksionale nuk ka garanci për të drejtat dhe liritë e njeriut dhe se gjyqësori duhet të ruhet nga influencat politike dhe të grupeve të interesit.Më pas, Nuland është takuar me kreun e Kuvendit Ilir Meta, me të cilin u bisedua për ecurinë e reformave në vend dhe mbi zhvillimet në rajon.Nuland nënvizoi në këtë takim se SHBA do të qëndrojë edhe më pranë Shqipërisë në drejtim të avancimit të të gjitha reformave të nevojshme për progresin e vendit drejt perspektivës evropiane.Kryetari i Kuvendit Meta shprehu bindjen se qytetarët shqiptarë presin që politikëbërja e Shqipërisë dhe e rajonit të afrohet me standartet evropiane dhe në këtë kuadër mirëpritet dhe inkurajohet kontributi pozitiv i opozitës dhe bashkëpunimi i të gjitha palëve politike, grupeve të interesit dhe shoqërisë civile.Rreth orës 17:30 Nuland ka mbërritur pranë bashkisë së Tiranës ku është takuar me liderin e Opozitës, Lulzim Basha.Kreu i PD njohu znj.Nuland me shqetësimet e opozitës për zhvillimet në vend, si kapjen e institucioneve të pavarura, moszbatimin e vendimit të gjykatave nga qeveria, pushimet masive në administratë në kundërshtim me Ligjin për Nëpunësin Civil, futjen e elementëve kriminalë në strukturat shtetërore dhe bllokimin politik të pushtetit vendor në kundërshtim me interesat e qytetarëve.Duke theksuar nevojën për konsolidimin e sistemit të drejtësisë, Basha tha se kjo mund të bëhet vetëm përmes bashkëpunimit më të gjërë të mundshëm mes forcave politike, drejtësisë dhe institucioneve ndërkombëtare.Takimi në bashkinë e Tiranës zgjati 30 minuta më shumë se sa ishte parashikuar në axhendë, ndërsa mësohet se vec takimit mes delegacioneve ka pasur dhe një takim kokë më kokë Basha-Nuland.Axhenda ka vijuar me pas me takimin me Kryeministrin Rama-që vijon ende.Vizita e saj në vendin tonë bëhet në kuadër të një turi disa ditor në Ballkan e më gjerë.Zyrtarja e DASH do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë në 13 korrik, ku do të diskutojë për dialogun mes dy vendeve dhe zbatimin e marrëveshjes së BrukselitNdalesa e parë ka qënë në Kroaci, në Forumin e 9-të vjetorit të Kroacisë, ku mbajti një fjalim edhe mbi Ballkanin perëndimor.Në kuadër të takimeve, përfshihen vizita në Maqedoni, Serbi, Belgjikë dhe Britaninë e Madhe.Sakaq, në 14 korrik, Nuland do të udhëtojë drejt Shkupit, ku do të takohet me zyrtarë të lartë qeveritarë dhe krerët e partive. Takimet përfshijnë diskutimin për rrugën euro-atlantike të vendit dhe për çështje të tjera me interes të përbashkët.Zyrtarja e DASH, Nuland më pas do të vijojë vizitën në Londër, për t'u takuar me zyrtarët e lartë të qeverisë britanike ku do të diskutojë për çështjet globale dhe përgatitjet për Samitin e NATO, për ngjarjet e fundit në Ukrainë.Oranews.tv