Përmbarimi hyn me forcë në një shtëpi, familja: Vendim i nxituar, jemi në gjyq
Tiranë- Përmbarimi privat hyn me forcë në një shtëpi në zonën e “Kodrës së Diellit”, me pretendimin se banesa është lënë kolateral në një bankë. Ndërsa familjarët pretendojnë se çështja është ende në gjykim dhe sipas tyre vetëm një pjesë e saj është lënë në kolateral për një kredi."Kemi lënë vetëm një pjesë të shtëpisë kolateral për një kredi, Banka ia kaloi Përmbarimit pa u mbyllur gjyqi", thanë pronarët.Përmbaruesit e mbështetur privatisht nga dy efektivë police të Komisariatit numër 3, i kanë kërkuar 150.00o mijë euro pronarëve për të mos kryer ekzekutimin e vendimit.Dy efektivët, Mario Manushaj dhe Ervis Arapi kanë ushtruar presion ndaj avokatit të familjes dhe kanë drejtuar armët familjarëve. Kanë qenë këta të fundit të cilët kanë bërë kallëzim në komisariatin numër 1 të Tiranës ndaj dy efektivëve.Sipas pronarëve të shtëpisë , ndërhyrja e tyre është e padrejtë, pasi sipas tyre proçesi gjyqësor nuk ka përfunduar ende.“Ndërhyrja e Përmbarimit është e nxituar, sepse ende nuk është dhënë një vendim gjykate i formës së prerë”, thanë pronarët. e.k/oranews.tv