Sistemi ALBPOS, Muho: Përcakton saktë kufijtë e njësive vendore

ALBPOS, Sistemi Shqiptar i Pozicionimit Global do t’i japë fund njëhërë e mirë problemeve me mospërputhjen e të dhënave me pozicionin gjeografik të pronave. Gjithashtu imlementimi i këtij sistemi zgjidh përfundimisht problemet hartografike të ndeshura deri tani dhe paraprin një hartë unike për të gjithë territorin. Ilirian Muho kryeregjistruesi i Shqipërisë, në hipoteka sqaroi se ndër të tjera sistemi do të përcaktojë saktë dhe kufinjtë e njësive vendore.Ministrja e Inovacionit Milena Harito sqaroi se zhvillimi i kombeva vjen nga teknoligjia dhe qeveria do të bejë çdo gjë për të ecur në këtë drejtim.Pritet që ky sistem të jëtë i aplikueshëm për qytetartë në muajt në vijim dhe kostoja fillimisht do të jetë pa pagesë.