Lezhë, zbulohet “Ura e Plakut Gjon” 900-vjeçare në Kallmet

Lezhë- Ministria e Kulturës hesht por jo ndjenja kombëtare e individëve të ndryshëm.Ngjallja e historisë që ka përshkuar Lezhën prej shekujsh tashmë i referohet njerëzve të zakonshëm, të cilët po japin kontributin e tyre për zbulimin e kësaj historie.Një urë që daton rreth shekullit të 12-të me një histori mbi 900-vjeçare ka dalë në dritë në Rraboshtë të Lezhës. Ajo është emërtuar si ura "Plakut Gjon" dhe ka qenë e njohur vetëm nga banorë të zonës, por duke parë gojëdhanat aty ka nisur punë, duke bërë gërmime arkeologjike dhe duke nxjerrë në dritë objekte mjaft interesante të historisë tonë kombëtare.Kjo është konsideruar si ura më e vjetër e zbuluar deri më tani në veriun e Shqipërisë, ndërsa është bërë e ditur se pas pastrimit të saj do të nisë puna edhe për restaurimin e këtij objekti me rëndësi të veçantë.Me zbulimet që po dalin në dritë kjo urë synohet që të bëhet e vizitueshme për turistët. Kjo urë ishte ndërtuar nga Plaku Gjon rreth vitëve 1100 dhe ka shërbyer për lidhur vendin tonë me shtetet fqinje mbi rrugën mesjetare të quajtur azenta.Ky aset mjaft i rëndësishëm për historinë e vendit tonë, ishte konsideruar si i humbur, por me zbulimet e fundit ka marrë një vëmendje të veçantë.