Pajisja Cefaly që shëron migrenën

Një e sëmurë me migrenë ka dëbuar dhimbjet e kokës të cilat dëmtonin jetën e saj, duke e lënë të paaftë për ditë të tëra, kur ka përdorur një shirit dekorativ i cili në një teknologji të lartë shkakton impuls elektrik në tru.Ky shirit argjendi që mund të duket si një formë e kurorës së një filmi Sci-fi, është një pajisje mjekësore që tashmë është e disponueshme në Mbretërinë e Bashkuar,  e cila liron Simptomat e dhimbshme të atyre që vuajnë nga migrena në gjithë Evropën dhe SHBA-në.Pajisja jo-invazive Cefaly pretendon që të jetë e lirë nga çdo efekt anësor dhe veprave të aplikuara nga neuronet nervore të prekura nga sulmet e migrenës.Fay Sharples, 26, nga Morecambe në Lancashire, tha për Mail Online që pajisja i ka ndryshuar jetën e saj, tashmë ndihet e lehtësuar nga dhimbjet e kokës që kishin efekte të mëdha negative në një ditë, dhe këto i ka ndjerë pas pesë javësh  trajtim me pasijen Cefaly./mv/oranewsonline/