Varësia nga ëmbëlsirat si të shmangim tundimin
Varësia nga ëmbëlsirat nuk është problem vetëm për shtimin e kileve të tepërta por vë në rrezik shëndetin, dhe se është ankthi apo stresi që na shtyjnë drejt tyre duke bërë edhe të humbasim sensin e masës. Dhe pikërisht këtu duhet të nisë srategjia për t’i shmangur dhe për t’i zëvëndësuar më kos apo banane.Kosi dhe banania kanë në përbërjen e tyre triptofan i cili stimulon hormonin e serotoninës, hormon i cili redukton ankthin.Një tjetër mënyrë për të luftuar varësinë ndaj ëmbëlsirave është dhe të ushqehemi me orar e të mos kapërcehen vaktet. Gjithmonë vihet në dukje së mëngjesi është vakti më rëndësishëm i ditës, dhe duke patur një mëngjes të bollshëm më fibra e proteina është një fillim i mbarë i ditës.Varësia ndaj ëmbëlsirave lidhet në shumë raste më çokollatën dhe pavarësisht se studimet tregojnë se çokollata është një ndër ushqimet më të shëndetshme, sërisht duhet të kemi parasysh faktin të bëjmë kujdes më konsumin e saj, për shkak të sheqerit.