Si të eleminojmë zbokthin me maska natyrale

Këshillat e mëposhtme në kushtet e shtëpisë mund tju vijnë shumë në ndihmë për parandalimin dhe trajtimin e zbokthit. Nëse i përgatisni vete maskat, do të keni zgjidhjen 100% natyrale për zbokthin tuaj, e cila është e efektshme, dhe sigurisht cfarë ka në përbërje do ta aplikoni në skalp.Zgjidhja e parë për zbokthin është Aloe Vera. Fërkojeni xhelin e aloes verës në skalpin tuaj, lëreni për 10 minuta dhe lajini flokët tuaj me një shampo të lehtë. Bëjeni këtë në nënyrë të rregullt.Në mënyrë që të trajtoni zbokthin, përdorni limonin, pasi ju ndihmon të kthejë balancën e pH në skalp. Përzjeni 15 ml vaj ara kokosi me disa pika limoni dhe masazhojeni në flokë. Lëreni në flokë gjatë gjithë natës dhe shpëlajini ditën e nesërme. Kjo maskë zvoglon sasinë e zbokthit në kokë.Një trajtim tjetër i efektshëm kundra zbokthit është dhe përzjerja e një luge caji lëng limoni me 2 lugë caji uthull. Përzjerja duhet masazhuar në skalp dhe më pas të shpëlahetNjë tjetër recetë është dhe vaji i eukaliptit. Përzjeni disa pika me vaj me 20 ml vaj arrë kokosi dhe masazhojeni në skalp. Bëjeni këtë 2 herë në javë për disa javë.Aspirina është mjaft e efektshme për eleminimin e zbokthit. Shtypni dy tableat dhe përzjejini me shampon. Lëreni këtë përbërje në skalp për disa minuta e më pas shpëlajeni atëKënaja është një prej zgjidhjeve më të mira dhe për rënien e flokut dhe për zbokthin. Ndihmon në rifitimin e shëndetit të flokut tuaj. Pluhuri i kënasë i përzjerë me përbërës tjerë është mjaft i efektshëm në trajtimin e zbokthit.Një mënyrë tjetër për të kuruar zbokthin në shtëpi është dhe maska e flokëve me ullinj. Përzjeni vaj ulliri me vaj bajame. Fërkojeni përzjerjen në skalp dhe lëreni të veprojë për disa minuta, e më pas shpëlajeni atë.