Gjumë me ciklin e hënës
Sipas një studimi botuar në revistën “Current Biology” thuhet se një hënë e plotë i bën njerëzit të flenë më pak.Shkenctarët sugjerojnë se njerëzit mund të kenë në organizëm një orë të brëndshme që ndjek ciklin hënor, njësoj si orët qarkulluese që sinkronizojnë organizmin me lindjen dhe perëndimin e diellit.Gjatë një eksperimenti me 33 persona, shkencëtarët vunë re se gjatë netëve më hënë të plotë këtyre personave i duheshin më shumë minuta për të rënë në gjumë, bënin gjumë më pak të thellë dhe flinin 20minuta më pak.Studimi është kryer në kushte laboratorike dhe është studimi i parë që zbulon ndikimin e hënës në gjumin e njeriut.Kritikët thonë së rezultati ka nevojë për shpjegim. Efektet e zhvendosjes gravitacionale të hënës janë shumë të dobta për të ndikuar tek njeriu dhe se ekzistenca e një ore të brëndshme që sinkronizon trupin me fazat e hënës është thjeshtë hipotezë.Megjithatë ka teori të ndryshme ku disa thonë se ndikimi i hënës në gjumin e njeriut mund të rrjedhë nga kohët e hershme, kur një natë me hënë të plotë paraardhësit e shfrytëzonin për gjah, duke i mbetur pak kohë për gjumë, sesa në netët më hënë të pjesëshmë kur gjuetia bëhej e pamundur.