Të rrish 3 orë në ditë në këmbë njësoj si të bësh 10 maratona në vit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Qershor 2014, 15:54
Nëse e keni të vështirë të gjeni kohë për në palestër, dhe motivimin e duhur për të bërë gjimnastikë, atëherë qëndroni për tre orë në këmbë dhe kjo është stërvitja më e mirë.Dr Mike Loosemore thotë se trupi zhvillon muskujt dhe arrin të tonifikohet duke qëndruar në këmbë ose duke lëvizur në ushtrime të tjera të lehta, dhe këtë duke e bërë për një periudhë kohore 2 ose tre orë.Kjo metodë sipas Loosemore është e barabartë njësoj si të bësh 10 maratona vrapimi në vit.Nëse ju rrini 3 orë në ditë në këmbë në aktivitete të ndryshme për 5 ditët e javës trupi juaj jo vetëm do përfitojë tonifikim por edhe do humbasë në peshë./mv/oranewsonline/