Ecja mund të ndihmojë kundër "Parkinsonit"
Sipas studimeve të fundit të ecësh jo më shumë se 45 minuta në ditë për tre herë në javë mund të ndihmojë në përmirësimin e simptomave të sëmundjes së “Parkinsonit”.Mjekët gjatë një studimi vunë re se tek personat me Parkinson, shëtitja e rregullt përmirëson funksionet e tyre mototrike, humorin, stresin, mbajtjen në formë të trupit madje edhe trurin duke përmirësuar kështu edhe cilësinë e jetës së tyre.Një studim tjetër u krye tek një grup prej 60 personash të cilëve kishin të instaluar pajisje për të matur rrahjet e zemrës gjatë ecjes për 45 minuta tre herë në javë për një periudhë kohe 6 mujore.Dhe nga ky studim rezultoi se ecja përmirëson funksionet motorike, humorin, ndikon edhe në përqëndrimin e vëmendjes në përgjithësi gjithashtu mban në formë edhe format fizike.Dr Ergun Uc i Universitetit të Iowas në Amerikë shprehet “Personat që vuajnë nga simptomat mesatare të Parkinsonit të cilët janë në gjëndje të ecin edhe më ndihmën e shkopit të dorës, mund të bëjnë ecje për 150 minuta në javë e cila jo vetën ndikon në përmirësimin e shëndetit në përgjithësi por edhe në përmirësimin e simptomave të sëmundjes”.