Okulistika realizon ndërhyrje të vështira në sy, Spitali Rajonal me pavion të ri ; Vizitat kryhen falas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Korrik 2014, 16:35
Vlorë- Spitali rajonal i Vlorës tashmë ka një pavion tërësisht të ri dhe modern të okulistikës. Problemet e retinës, miopitë, hipermetropitë, strabizmi, kataraktet dhe çdo problem tjetër i syve janë lehtesisht të diagnostikueshëm nëpërmjet aparaturës me të re, e cila është bërë pjesë e spitalit rajonal me vetfinancim të tij dhe në bashkëpunim me donatorët.Drejtoresha e spitalit, Bruna Mersini, vlerëson se rritet cilësia e shërbimit ndaj pacientit.“Me këtë investim të bëjmë diagnostikën e shikimit te një i ri, ose te gjtihë pacientët që do vijnë në spitalin e Vlorës”, tha ajoSpitali i Vlorës është i vetmi në jug të vendit i pajisur edhe me aparaturën e Lazerit të syrit, me anë të të cilit kryhen ndërhyrje të ndryshme kirurgjikale.