Mënyrat për tu shëruar nga djegiet

Djegie mund të merren jo vetëm nga dielli, por edhe nga meduzat, hithrat, uji i nxehtë dhe zjarri, si dhe nga disa lëndë kimike. Lëkura e djegur gjithmonë shërohet në mënyrë të njëjtë, pa marrë parasysh se cili është shkaku i djegies. Ndihma e parë përbëhet nga:1. Dushi me ujë të ftohtë pa sapun në vendet kritike, e pastaj lagia me lecka të lagura.2. Bari me bazë ibuprofeni për zvogëlimin e dhimbjeve, duke iu përmbajtur udhëzimit të dhënë në kuti.3. Përdorimit të kremit zbutës për djegiet me ekstrakt të gelit të shëmbratit (aloa verës) ose kremit me hidrokortizon. Shmangni produktet komerciale, sepse ato shpeshpërmbajnë përbërës që mund të shkaktojnë irritime ose alergji.4. Flluskat nuk duhet të shpërthehen, as të kruhen, kjo për shkak të rrezikut të infektimit të plagëve.5. Ruajuni nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, derisa të mos ndjeheni më mirë.Ekzistojnë edhe këshilla të tjera shumë praktike, që ndihmojnë për t’i tejkaluar më lehtë momentet e krizës. Mbajtja e veshja së pambuktë nuk do ta pakësojë dhimbjen, por do ndihmojë që pjesët e djegura të irritohen sa më pak. Ndërkaq rritja e sasisë së lëngjeve në trup e pengon dehidrimin e shkaktuar nga gjendja e lëkurës.