Materniteti i Lezhës me recepsion, shmang konfuzionin dhe infeksionet te foshnjat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2014, 11:10
Lezhë-Mungesa e rregullit në maternitetin e Lezhës, ç’ka krijonte konfuzion dhe shqetësime të panevojshme tek të porsalindurit dhe nënat, ka bërë që stafi organik të caktojë një strukturë të re organizative.Shefi i maternitetit të Lezhës Pjeter Meci kërkon nga qytetarët që të jenë më të ndjeshëm ndaj këtij spitali dhe të mirekuptojnë faktin se recepsioni është i domosdoshëm, për të shmangur infeksionet tek të porsalindurit, që janë shumë të ndjeshëm ndaj agjentëve të jashtëm.Prej disa ditësh hyrje daljet në maternitetin e Lezhës janë të kontrolluara, ç’ka ka sjellë edhe uljen e menjëhershme të numrit të vizitorëve brenda këtij spitali.