Aparatura që shmang bisturinë, në shërbim të pacienteve me sëmundje tumorale
Shumë pacientë që vuajnë nga kanceri apo tumore tashmë do të trajtohen nëpërmjet akseleratorit Linear, një aparaturë që shkatërron qelizat kancerogjene duke shmangur operacionet.Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, ka vizituar ambjentet e spitalit të neurokirurgjisë ku është vendosur kjo aparaturë nga ku ka premtuar vijimësinë e këtij shërbimi duke garantuar funksionin e paisjeve.“Tani duhet të garantojmë vijimësinë e këtij shërbimi, që do të thotë, qoftë vijimësim i funksionit të pajisjeve, me kontratat eficente dhe afatgjata mirëmbajtjeje, problem që e ka vështirësuar ndër vite funskionimin e pajisjeve. Furnizimin në vijimësi dhe të materialeve mjekësore apo burimet të rrezatimit radioaktiv që përdoret dhe sidomos burimet njerëzore të domosdoshme dhe të nevojshme”, tha ai.Profesor Mentor Petrela deklaroi se me këtë aparaturë trajtohen rreth 30 pacientë në muaj.“Nevojat e radiokirurgjisë mund të shkojnë deri ne 30 në muaj. Një në ditë sepse janë teknologji që bëjnë gjithë ditën ekipi”, tha aiShefi i Shërbimit të Onkologjisë Agim Sallaku u shpreh se është e rëndësishëm vazhdimi i investimeve për trajtimin e këtyre sëmundjeve të rrezikshme.“ E rendësishme është që po bëhet një investim shumë madhor për përmirësimin e strukturave të radioterapisë dhe brenda këtij viti fillojmë ndërtimin e një strukture komplekse ,mjaft moderne radioterapie me dy akseleratorit Linear të tjerë që i shtohen kësaj strukture neurokirurgjikale”, tha Sallaku.