Ushqimet që ndikojnë në shëndetin e zemrës

Sëmundjet kardiovaskulare janë një ndër shkaqet kryesore të vdekshmërisë në botë dhe për parandalimin e tyre ekzistojnë jo vetëm ilaçe por edhe ushqime të cilat nuk duhen neglizhuar në regjimin  tonë ushqimor.Në bazë të studimeve të ndryshmë personat që nuk vuajnë nga diabeti i tipi 2 apo hipertensioni, reduktojnë në mënyrë të ndjeshme prekjen nga sëmundjet e zemrës nëse konsumojnë tre filxhan kafe në ditë, ndërsa personat e prekur nga hipertensioni, abuzimi me kafeinën mund të përkeqësojë artiminë ose presionin e gjakut.Përdorimi i erzave në kuzhinë mund të reduktojë përdorimin e kripës, vaji i ullirit po ashtu është shumë i shëndetshëm dhe një aleat kryesor në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.Gjithashu edhe frutat si boronica apo portokallet konsiderohen si ilaç për mbajtjen në kontroll të kolesterolit dhe presionit të gjakut.