Gjykata e lartë, Nishani shpall 22 kandidatët që plotësojnë kriteret

Tiranë- Përkundër insistimit të shumicës qeverisëse PS-LSI për të rihapur procesin e kandidimit për emërimet e reja në Gjykatën e Lartë, Presidenti Bujar Nishani ka shpallur listën e konkurruesve, të cilët plotësojnë kushtet ligjore si kandidatë për anëtarë. Janë plotë 22 kandidatë të cilët vinë nga radhët e gjyqësorit dhe juristëve.“Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani në zbatim të ligjit nr. 151/2013 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, pas realizimit të procesit të njoftimit publik për vijimin e procedurave ligjore për emërimin e një anëtari të ri të Gjykatës së Lartë (si rrjedhojë e mosdhënies së pëlqimit nga Kuvendi për emërimin e zotit Alaudin Malaj si anëtar i Gjykatës së Lartë), si dhe pas përfundimit të afatit për shqyrtimin e dokumentacionit të çdo konkurruesi për anëtar të Gjykatës së Lartë, shpall kandidatët, të cilët plotësojnë kushtet ligjore parashikuar nga pika 1 e nenit 3 të ligjit 151/2013” thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Presidencës.6 ditë më parë dy grupet parlamentare të mazhorancës, PS e LSI iu drejtuan Kreut të Shtetit me një letër, ku i kërkonin kreut të shtetit të rihapë proçesin e kandidimit për emërimet e reja në Gjykatën e Lartë, proçes i cili duhet të jetë transparent.Në letrën e firmosur nga kreu i grupit parlamentar socialist , Gramoz Ruçi dhe ai i LSI Petrit Vasili nënvizohej se lipset nje proçes përzgjedhës bazuar në kriteret ligjore, në përputhje me kërkesën kushtetuese për kualifikim të lartë.Ruçi dhe Vasili i kujtonin kreut të shtetit, se në vazhdimësi kanë pritur prej tij një proçes përzgjedhje që bazohet në kritere të përcaktuara qartë dhe jo në perceptime personale, dhe as parapëlqime politike.Lista e konkurruesve që plotësojnë kushtet ligjore si kandidatë për anëtar të Gjykatës së Lartë:Kandidatë që vijnë nga radhët e gjyqësorit:Astrit KalajaEntela PriftiFatos QatoLuan DervishiSokol NgresiKandidatë që vijnë nga radhët e juristëve:Adnor ShametiArtur GaxhaErmir DobjaniErvin PupeFatmira LuliGenti ShalaGjet KolaIlir PandaLuan DaciMimoza KajoMimoza MargjekaPetrit KajaPranvera StrakoshaPrel MartiniRexhep BekteshiShpëtime PitakuSokol Sadushi