Kosovë, Presidentja Jahjaga shpall mbledhjen e Kuvendit të ri më 17 korrik
Kosovë - Kuvendi i ri i Kosovës do të mblidhet më 17 korrrik 2014. Kështu ka vendosur Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Lajmi është bërë publik zyrtarisht prej vetë Jahjagës, shpërndarë edhe në rrjetet sociale, e cila shton edhe se "pas konstituimit të Kuvendit, do ta dërgoj në Kuvend edhe propozimin për mandatarin e ri për kryeministër."Në njoftimin e Presidentet, shprehimisht thuhet: "Bazuar në nenin 84 pika 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës si dhe në vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në vend, mora vendim që seanca e parë konstituive e Kuvendit të Kosovës të thirret më 17 Korrik 2014.Procesi i zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në vend ka përfunduar me certifikimin zyrtar të rezultatit, duke i hapur rrugën konstituimit të Kuvendit të ri të Kosovës.Të gjitha veprimet e mia do të jenë të mbështetura në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në ligjet në fuqi. Pas konstituimit të Kuvendit, do ta dërgojë në Kuvend edhe propozimin për mandatarin e ri për kryeministër."ar.sh/Oranews.tv