Mënyra e të ushqyerit lufton plakjen

Organizmi i njeriut gjatë gjithë jetës së tij akumulon stres dhe dëmtime që vijnë nga ambienti ku ai jeton. Në varësi të përbërjes gjenetike të secilit, këto faktorë ambiental ndikojnë tek dikush më shpejt e tek të tjerët më ngadalë, në plakien dhe uljen e kapacitetit fizik.Masa muskolare në adoleshencë arrin kulmin e formimit të saj dhe me kalimin e viteve ajo pakësohet  duke arritur në 30% më pak në moshën 70-vjeçare. Ruajtja e masës muskolare dhe mundësisht rritja e saj mban trupin në formë dhe e mbron nga plakja.Ha pak –Jeto shumë!Ritmi më të cilin djegim kaloritë është domethënës për shpejtësinë me të cilën plakemi. Sipas studimeve njerëzit që ushqehen pa kaluar në uri jetojnë më gjatë. Kjo mund të jetë edhe për faktin se kur marim më shumë kalori trupi fillon të djegë më ngadalë energji dhe në këtë mënyrë zhvillon mekanizmat mbrojtës që luftojnë proçesin e plakjes.Të ngrënit shpejt shkurton jetën!Lidhja mes stomakut dhe trurit është një nga lidhjet më të ndërlikuara të organizmit. Këto dy sistemi komunikojnë me njëri-tjetrin në mënyrë të pandarë duke dërguar sinjale kur kemi uri dhe kur jemi të ngopur. Kur ushqehemi stomakut i duhen rreth 20 minuta të dërgojë sinjalin në tru se është i ngopur dhe gjatë këtyre minutave nuk duhet të marrim sasi të pakontrollueshme ushqimi sepses sjell dhjamosje të padëshiruar.