"Casa Famiglia" në QSUT, Beqja: Model për trajtimin e problemeve mendore

Hapen sot dy “shtëpi familje” në QSUT, të cilat do të shërbejnë për qëndrimin dhe trajtimin e personave që vuajnë nga shëndeti mendor.Në ceremoninë e inagurimit të "shtëpive të mbështetura" Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, tha se ky model është një erë e re në trajtimin e të prekurve me çrregullime mendore të cilët jetojnë këtu në modelin e një shtëpie pa qenë nëvoja të shtrohen në spitale mendore.“Në këto dy “shtëpi familje”, janë tashmë 16 vet që e marin këtë shërbim. Ky është një shembull i qartë se si kjo qasje e re e shëndetit mendor, për t’i nxjerrë të sëmurët nga spitalet psikiatrik, pas një mënyrë të hershme dhe tradicionale, klasike në këto shtëpi familje, në jetën e tyre me kushte normale, i ka dhënë rezultatet.Këtë eksperiencë shumë të mirë, neve na mbetet vetëm ta replikojmë edhe në qytetet të tjera jashtë Tiranës”, tha Beqja.Ky është një investim i Komunitetit të Sant' Egidio- në Shqipëri, të cilët thanë se mardhëniet mes tyre dhe Shqipërisë kanë qënë të mirat, edhe në kohët më të vështira të vendeve.Ky model i "Casa Familja", përveç Tiranës synohet të ndiqet edhe në Elbasan, Korçë, Shkodër e Vlorë.