Gjirokastër, Roland Bejko zgjidhet kryetar i degës së PD-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Korrik 2014, 18:59
Gjirokastër - Partia Demokratike ka zgjedhur Roland Bejkon, kryetar të saj, pas votimeve që u organizuan sot në këtë degë.Roland Bejko ka qënë kandidati për deputet i PR-së. Ai fitoi me 8 vota diferencë kundrejt Shemsho Lamajt.Bejko është pedagog në një universitet privat dhe ka kryer studimet e larta dhe doktoraturë në Francë.Në Kuvendin e PD-së në Gjirokastër, sot ishte i pranishëm edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili, gjatë fjalës së tij, ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj tensionit që u krijua në degën e PD-së së Shkodrës për zgjedhjen e kryetarit të ri.ar.sh/Oranews.tv