PD, Çollaku: Tensionet në Maqedoni, etnike dhe politike, feja është artific

Tiranë - Partia Demokratike Shqiptare ka deklaruar se elementi fetar në tensionet e ditëve të fundit në Maqedoni është një artific falls dhe i sajuar dhe se natyra e tensionit është etnike dhe politike.Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Kreshnik Çollaku, ish-Zv.Ministër i Jashtëm, deklaroi se “ po përcjell me vemendje dhe me shqetësim zhvillimet e fundit në Maqedoni, ku prej disa ditësh ka një klimë tensioni deri në shpërthim të dhunshëm ndëretnik.Partia Demokratike konsideron se një konflikt i tillë është i dëmshëm për Maqedoninë dhe i papranueshëm për rajonin.Këto zhvillime shqetësuese shkojnë në të kundërt të aspiratës dhe vlerave të integrimit europian.Bashkëjetesa etnike dhe toleranca është rruga të cilën rajoni duhet të ndjekë dhe jo e kundërta. Kjo e vërtetë është jetike në mënyrë të veçantë për Maqedoninë.Integrimi euroatlantik dhe bashkëjetesa etnike janë simbiozë e pashmangshme për ekzistencën dhe të ardhmen e këtij shteti.PD i bën thirrje forca të sigurisë Maqedonase, të vetpërmbahen në kufijtë e zbatimit të ligjit.Ne u kërkojmë gjithashtu protestuesve të vetëpërmbahen dhe të shpalosin me dinjitet qytetar, kërkesat e tyre.Zgjidhja e vetme e sigurtë dhe e qëndrueshme është ajo përmes dialogut,”- përfundoi Çollaku.ar.sh/Oranews.tv