Maqedoni, protestuesit shqiptarë sulmojnë selinë e BDI-së në SHKUP

Maqedoni - Shqiptarët kanë protestuar sërish në Shkup, por në ditën e dytë pjesmarrja ka qënë më e ulët. Për disa minuta protestuesit kanë qëlluar me gurë selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair si dhe godinën e Komunës së Çairit.Të rinjtë kanë bllokuar rrugët në zonën e Çairçanjës dhe më pas janë nisur drejt Komunës së Çairit, ku janë përplasur me policinë. Policia sërish ka përdorur gaza lotsjellës, për të shpërndarë protestuesit, ndërsa patrullat policore kanë qënë më të shumta në numër kryesisht para institucioneve shtetërore.Ndërkaq BDI-ja, pjesë e qeverisë në Maqedoni, përmes deklarate për mediat shprehu shqetësim për protestën dhë bëri thirrje që palët të përmbahen nga dhuna."Dhuna e së premtes në rrugët e Shkupit, na e vështirëson angazhimin e mëtejshëm në drejtim të zbardhjes së të vërtetës deri në përfundim të të gjitha procedurave ligjore që përfshijnë Gjykatën e Apelit, atë Supreme, por edhe Gjykatën e Strasburgut", theksohet më tej në komunikatë, duke nënvizuarse Bashkimi Demokratik për Integrim si parti mbetet e angazhuar maksimalisht për zbardhjen e plotë të rastit.Protesta e së premtes ka tensionuar marrëdhëniet etnike ndërsa ish-komandatët e UÇK-së kanë kërcënuar se do rikrijojnë grupimin ushtarak për të mbrojtur popullatën shqiptare. Ata i bënë thirrje liderit të BDI-së Ali Ahmeti të tërhiqet urgjentisht nga qeveria Gruevksi.Situata në Maqedoni ka alarmuar edhe ndërkombëtarët. Ambasada e SHBA-ve, delegacioni i Bashkimit Evropian, OSBE dhe misioni i NATO-s në Shkup përmes një deklarate të përbashkët bënë thirrje që të bashkohen dhe në frymën e dialogut konstruktiv të diskutojnë çështjet që minojnë mirëkuptimin reciprok dhe marrëdhëniet ndëretnike.Oranews.tv