Protestat në Maqedoni, Kosova i bën thirrje palëve për maturi
Kosovë - Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës po përcjell me shqetësim zhvillimet e dy ditëve të fundit në Maqedoni lidhur me protestat e qytetarëve shqiptarë dhe dhunën e përdorur ndaj tyre nga policia maqedonase në Shkup.Në një deklaratë për shtyp, MPJ e Kosovës vlerëson se situata e krijuar nuk i kontribuon stabilitetit dhe bashkëjetesës ndërmjet etnive në Maqedoni.U bëjmë thirrje palëve që të shmangin veprimet e dhunshme dhe të tregojnë vetëpërmbajtje e maturi.Ministria e Jashtme, thuhet në deklaratë, do të vazhdojë t’i ndjekë me vëmendje zhvillimet në Maqedoni dhe konsideron se dhuna nuk është mënyra më e mirë për t’i zgjidhur mospajtimet në një shoqëri të ngritur mbi themelet e dy etnive më të mëdha dhe bashkëjetesës ndërmjet tyre.ar.sh/Oranews.tv