Kamomili dhe vetia e tij qetësuese
Kamomili është një çaj të cilin e përdorim gjithmonë kur kemi nevojë për qetësi dhe relaksim.Kamomili është një bimë me lule të butë e të bardhë e cila na qetëson, relakson, dhe kuron stomakun, por edhe shumë më tepër.Në vend të parë janë sigurisht problemet e stomakut të cilat kamomili i zgjidh brenda pak çastesh. Çaji i kamomilit përveç se e përmirëson tretjen, ndihmon edhe në eliminimin e të përzierave të mëngjesit në shtatzani.Fashat a kamomilit mund ta përshpejtojnë shërimin e plagës. Kamomili përdorej për këtë qëllim qysh prej Greqisë antike, Romës dhe Egjiptit.Meqë ka shumë veti antiinflamatore, kamomili gjithashtu mund t’i zbutë ënjtjet, dhe pa frikë mund ta përdorni për zonat e ndjeshme rreth syve. Nëse keni konjuktiv, bëni një çaj më të butë të kamomilit, në të zhytni leckat e pambukut dhe vendosni në sy për disa minuta. Mos u frikësoni në qoftë se çaji ju hyn në sy, për më tepër, kjo është e këshillueshme.Kamomili ka veti antioksidante dhe ndihmon në uljen e sheqerit në gjak, ndërsa në anën tjetër mund ta ngrejë atë në rast të hipoglikemisë.Nëse i ikni alkoolit mjekësor për t’ua pastruar fëmijëve plagët, bëjeni këtë me kamomil, sepse vetitë e tij antibakteriale janë shumë të forta dhe nuk djeg.Nëse keni probleme me hemorroide, kamomili duhet të jetë diçka që e konsumoni rregullisht. Ai do t’ua stabilizojë ritmin e jashtëqitjes dhe në qoftë se i shpëlani vendet me dhimbje, kjo do ta zvogëlojë dhimbjen.Kamomilin mund ta përdorni për dhimbjet e menstruacioneve, problemet e gjumit, në rastet e sëmundjeve të lëkurës (ekzema dhe psoriaza), dhe madje edhe si një preparat për shpërlarjen e mëngjesit.