Marrja e statusit të vendit kandidat, një fitore e dobishme

A kalon rruga e demokratizimit nga mosdemokratizimi ?Para pak ditësh vendi ynë përfitoi statusin e kanddidatit për integrimin europian, pra për t’u bërë vend antar i Bashkimit Europian. Eshtë thënë tashmë se ky është një hap i mirë dhe që nuk mund të mos përshëndetet. E ka kush e ka meritën, sa ka meritë një forcë politike dhe sa ka një tjetër, a e meritonim plotësisht apo pjesërisht, kishte rreziqe për të mos e marrë ose jo, këto janë cështje të tjera, që duhen hedhur pas krahëve sepse neve qytetarëve nuk na interesojnë aspak.Sot për sot dëgjojmë shumë analiza, të cilat kanë vlerën e tyre, ca na duken të bazuara dhe ca na duken propagandë ose edhe delire pa anë e pa fund, por edhe kjo nuk prish ndonjë punë të madhe sepse opinion publik kështu e ka. Është i shumëllojshëm dhe shpesh rrëshqet edhe në gabime. Mjaft që është i lirë dhe njerzit kanë dëshirë të debatojnë.Ajo që nuk duhet toleraur do të ishte vetëm një gjë, pra që nën efektin e avujve të fitores, të festuar në ish pallatin mbretëror, te liqeni apo nëpër shtëpia qytetarësh, në restorante apo pijetore, atje ku qytetarët ndodhen në jetën e tyre të përditshme, të harrohet pa u bërë një analizë e qartë, e ftohtë, cinike po deshi ndokush, profesionale e gjendjes ku ndodhemi dhe e situatës historike që kalojmë.- Dy pyetje lidhur me marrjen e statusit të vendit kandidatLidhur mesa po theksoj, më duket e udhës t’i them lexuesit se dy pyetje nuk mund të mos shtrohen dhe që nën tingujt e festës janë harruar :Pyetja e parë : A është i njejtë statusi i vendit kandidat për t’u antarësuar në Bashkimin Europian me identitetin europian në rrafshin institucional të Shqipërisë?Me një fjalë : A është statusi i barabartë me identitetin?Ose e thënë ndryshe : Duke marrë statusin e vendit kandidat për t’u antarësuar në Bashkimin Europian, a nënkupton kjo se nga pikëpamja institucionale shteti shqiptar, institucionet tona, vendi ynë ika një identitet europian, ose është afër a pranë me identitetin institucional europian?Dhe pyetja e dytë, nëse është i barabartë statusi me identitetin, pse ndodh kështu, përse ka dallime, dhe përse Europa e Bashkuar nuk na e vendos në dukje këtë?Ja këto janë dy pyetje që mund të shtrohen dhe që nuk i kam gjetur ende të shtruara dhe aq më pak, për rrjedhojë, me përgjigjet bindëse.- Model i shtetit ligjor apo pluralizëm politikLidhur me pyetjen e parë, pa e lodhur dhe sorrollatur shumë lexuesin po përgjigjem me :”Jo”. Në rastin tonë besoj fort se marrja e statusit kandidat për antar në Bashkimin Europian nuk do të thotë aspak që institucionet tona tashmë kanë marrë një identitet europian, pra nuk janë si ato të shteteve themeltare europiane, nuk reflektojnë ende një identitet që frymëzohet nga kultura politike europiane.Prandaj rruga jonë për t’u antarësuar në Europën e Bashkuar nuk është thjesht një cështje sjelljeje e klasës pol;itike, një drejtësi e drejtë dhe jo korruptive, një ekonomi e zhvilluar etj. Këto po e po, por nuk mjaftojnë. Ka nevojë sipas meje të ndërtohen ato institucione politike e shtetrore që të kenë identitet politik europian.Po pse them se institucionalisht ne jemi ende shumë larg krahasimit me institucionet politike europiane?Kryesorja është se ne ende nuk kami një shtet ligjor të mirëfilltë, mund të themi se kemi një demokraci të pjesëshme opinioni, por jo një demokraci të bazuar te ligji dhe të drejtat qytetare. Kemi ndofta një lloj pluralizmi politik, por ende nuk kemi një shtet të së drejtës që të funksionojë pavarësisht partive.Le të shohim ndarjen e pushteteve ligjor, gjyqësor dhe ekzekutiv.Kemi dy dekada që nuk i ndajmë dot realisht ndonëse flasim pa fund për kërtë cështje. Në fakt, gjyqësori dhe ekzekutivi, si edhe shumë agjenci që duhet të ishin të pavarura te ne dalin drejtpërdrejt nga Kuvendi, i cili dominohet nga partitë politike, pra nga shumicat politike të rradhës. Asnjë pavarësi prej tyre. Grupet parlamentare janë të varura nga partitë politike kurse këto të fundit nga një grusht shumë i ngushtë drejtuesisht që mund të numurohen me gishtat e njerës dorë. Kjo është gjendja reale. Në këtë plan, është e kotë të mendohet që drejtësia, shteti, administrata, të mos jenë të politizuar, dhe për rrjedhojë prehë e korrupsionit galopant.Nuk mjafton të flasim gjithë ditën kundër korrupsionit. Nuk mjafton të mobilizojmë policë, gjyqtarë, prokurorë kundër njerëzve të korruptuar. Kjo duhet, por nuk mjafton. Problemi është se sistemi, identiteti aktual i institucioneve tona nuk përcon frymën europiane që duhet, nuk është i tipit europian, por i ngjan një përzjerjeje midis elementëve europianë dhe atyre të shteteve autoritariste. Një përzjerjeje që duhet qartësuar dhe kulluar. Korrupsioni institucional gjen shtratin e vet të ngrtohtë te politizimi i shtetit.Po kështu edhe me të drejtën e zgjedhjeve. Duket se qytetari voton lirisht, por ligja aktuale elektorale në fuqi nuk ja akordon realisht këtë të drejtë. Qytetari voton për partitë politike dhe jo për deputetët që duhet ta përfaqësojnë atë. Unë votën mund ta hedh për të fundin kandidat në listën elektorale, por është e sigurt që vota ime do t’u shkojë të tjerëve, atyre që ndofta nuk kam menduar t’ua jap. Është e pamundur dhe e pamendueshme që një individ të kandidojë si person, jashtë ose brenda listave partiake, sepse nëse është jashtë ai has një mijë pengesa në kandidim, ndërsa nëse është në një parti ai do të vendoset në listë apo do të hiqet përsëri nga partia dhe është partia që e rendit në fitues ose jo fitues.Cila është atëhere marrëdhënia midis elektoratit, sovranit dhe deputetit?Ajo kalon dhe përcaktohet përsëri nga partia. Nga askush tjetër. Ose më saktë nga grupi drejtues i partisë politike.Drejtësia, shteti, administrata, zgjedhjet, mbeten të politzuara deri në rrënjë.Po prona, a është ajo sipas modelit europian? A ka vajtur e drejta e pronës te i zoti? A ka qartësi në pronësim? Cdokush e di sesa larg jemi për të dhënë një përgjigje pozitive për këtë cështje.Po mediat a funksionojnë si të pavarura? Duhet të ishe shumë optimist për të thënë se ato janë të tilla.- Nga po kalon demokratizimiLidhur me cështjen e dytë, pra përse Europa nuk na e vendos në dukje sa duhet këtë dallim midis marrjes të statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian dhe identitetit institucional europian, mendoj se ka disa arësye. Por, mbi të gjitha diplomatikisht na e thotë përditë, por askush nuk e merr mesazhin në formën e vet të pastër.E para sepse ndofta na konsideron ende të papjekur për të pasur një identitet institucional sit ë sajin. Nuk e di nëse ata që mendojnë kështu e kanë saktë apo jo, por di se kjo nuk është provuar ende. Pra, duhet të provohet dhe nuk kemi përse privohemi pa një testim real.E dyta, ndofta, sepse mendohet se kjo duhet të vijë si një nevojë e brendshme dhe përderisa faktori i brendshëm nuk ushtron presion, miqtë tanë të jashtëm mendojnë se ende duhet pritur.E treta sepse ndofta mendohet që demokratizimi te ne duhet të bëhet dhe mund të bëhet vetëm nën kontrollin dhe kujdesin e faktorit të jashtëm demokratik. Dhe ky faktor i jashtëm e ka më të lehtë dhe më efikase të ushtrojë presion e influencë positive te një majë, kulm piramide, pikë fokale institucionesh, sesa të negociojojë me një shoqëri shqiptare të decentralizuar, shumë faktoriale. Pra, në një farë mënyre mund të thuhet se për shkak të dobësive tona të brendshme, edhe faktori demokratik i jashtëm mundet qëtë hezitojë të na ushtrojë presion të fortë për një identitet institucional si ai europian për shkak se ka ndroje ndoshta nga një lloj shpërbërjeje institucionale dhe dalje e proceseve jashtë kontrollit.A nuk kanë rrezikuar të dalin jashtë klontrollit disa procese zgjedhore? A nuk kanë rrezikuar të dalin jashtë kontrollit situata korruptive? Po piramidat financiare? Po ekonomia e hashashit? Po uirbanizimi? – e kështu me rradhë???Mos kemi hyrë në një rrugë të vështirë deri tani ku për shkak të përgjegjësive tona demokratizimi po kalon nëpërmjet frikës nga demokratzimi dhe kështu e bën procesin demokratizues një rreth vicioz që kundërthotë veteveten dhe vonon vetveten???Ka vend ta mbajmë parasysh këtë pyetje dhe të mos dehemi nën avujt e fitores, gjithsesi shumë të dobishme.