Pogradec, Ushtria s'e lëshon kavaleshencën, "Alarm" tregon godinën e rrënuar

Kërkon dëmshpërblimin e truallit prej 23 vjetësh, por akoma nuk gjen zgjidhje. Pronari i truallit të ish-Kampit të Pushimit të Oficerëve në Pogradec ose siç njihet ndryshe kavaleshenca, ende pa dëmshpërblim.Rasti në fjalë është trajtuar në “Alam” në puntatën e datës 11 qershor të këtij viti, kohë kur pronari i truallit vendosi të kërkojë të drejtën e tij publikisht, të dëmshpërblehet për pronën e tij.Me shpresën se mund të gjente një zgjidhje , vendosi që sëbashku me “Alarm” të dërgojë një kërkesë zyrtare për informacion Ministrisë së Mbrojtjes, për të kuptuar se çfarë do të bëhet me kavaleshencën dhe privatizimin e saj.Duke u bazuar në Ligjin e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, neni 8/1 pika a, ai ka kërkuar që godina të jepet kundrejt një pagese ose shteti të mbajë truallin dhe të dëmshpërblejë pronarët.Pak kohë më pas Ministria e Mbrojtjes ka kthyer shkresën zyrtare nga ku ka sqaruar me shkrim se:“Kjo pronë është në administrim të Komandës se Brigatës Logjistike dhe është e përfshirë në “Planin e Vendosjes së Përhapjes” së FA të Republikës së Shqipërisë të miratuar nga Presidenti I Republikës së Shqipërisë me Dekret nr. 7459, datë 11.05.2012.Prona nr. 577 është e përfshirë në perspektivën e zhvillimit të mëtejshëm të Forcave të Armatosura dhe do të mbetet në funksion të përmbushjes së detyrave të saj”- thuhet në shkresën zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes.Përgjigjia e plotë e kthyer nga Ministria e Mbrojtjes për Ish-Kampi i Pushimit të Oficerëve në PogradecPasi shqyrtuam me kujdes shkresën tuaj nr. 1010 prot, datë 09.06.2014, me objekt “Kërkesë për informacion”, bazuar në informacioni e marrë nga strukturat përkatëse të SHPFA, ju informojmë sa më poshtë:Prona në të cilën ndodhet Shtëpia e Pushimit të Ushtarakëve (kavalishenca), object I kërkesës për informacion nga ana Juaj, në bazë të VKM nr. 515 datë 18.07.2003, është me nr. 577, më emërtim “Shtëpia e Pushimit të Ushtarakëve” me vendndodhje në Pogradec.Kjo pronë është në administrim të Komandës se Brigatës Logjistike dhe është e përfshirë në “Planin e Vendosjes së Përhapjes” së FA të Republikës së Shqipërisë të miratuar nga Presidenti I Republikës së Shqipërisë me Dekret nr. 7459, datë 11.05.2012.Prona nr. 577 është e përfshirë në perspektivën e zhvillimit të mëtejshëm të Forcave të Armatosura dhe do të mbetet në funksion të përmbushjes së detyrave të saj.Faleminderit për mirëkuptimin.Ndiqni të plotë emisionin "Alarm"