Mikpritje për thithjen e sa më shumë turistëve, çertifikohen 105 të rinj; Gati për tregun në Shëngjin

Lezhë - 105 të rinjë lezhjanë janë çertifikuar për mikpritjen, një nga funksionet kryesore në sektorin e turizmit. Një nismë e tillë është ndërmarrë nga Qarku i Lezhës me mbështetjen e organizatës ndërkombwtare të punës.Këta të rinj të çertifikuar për mikpritjen janë të gatshëm për tregun e punës në fushën e turizmit, madje disa prej tyre e kanë siguruar edhe një punë kryesisht në zonën bregdetare të Shëngjinit.