Basha: Qeveria asnjë vlerë, ne jemi forca e alternativës
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie në Dibër. Basha ka vlerësuar alternativat e ofruara nga kandidatët në garat për drejtues të PD-së anembanë vendit si vlerë për partinë dhe për vendin. Pa alternative nuk ka vlerë, tha solli Basha, duke sjellë në vëmëndje dështimin e çdo premtimi të bërë nga maxhoranca dhe emërimin në poste drejtuese në administratë të personave me precedent kriminal.“Pa alternative nuk ka vlerë. E ku e shohim këtë më qartë se tek Rilindja. U turrën të rrejnë e të gënjejnë për 300 mijë vende pune, shëndetësi falas, legalizim falas rend brenda 300 diteëve. Asnjë alternative, asnjë vlerë dhe kjo është arsyeja se vlera nuk është parimi i kësaj qeverie. Kjo është arsyeja sepse po vërshojnë kriminelët e po emërohen në poste drejtuese. Sepse vlera nuk ka asnjë vlerë për këtë qeveri”, tha Basha.Qytetarët po përballen sot, tha soti Basha, me papunësi në rritje, varfëri , pasiguri për jetën, me mungesë shprese për të ardhmen. Në këtë situatë kryetari i Partisë Demokratike tha se është detyrë e PD-së e t’u përgjigjet shpresave që qytetarët kanë sot te kjo parti për mirëqënie, zhvillim dhe integrim.“Nuk kemi detyrë vetëm të mbrojmë vlerat e lirisë, demokracisë, të drejtave të njeriut. S’jemi thjesht gardianë, ne jemi promotorë të zhvillimit përmes punës së ndershme, përmes virtyteve më fisnike të njeriut. Ne kemi detyrë të madhe t’i japim krahë, shpresë dibranëve dhe gjithë shqiptarëve të lirisë, të zhvillimit, të mirëqënies, të standardit europian dhe të barazisë para ligjit për çdo shqiptar”, tha Basha.