Berat, prezantohet plani rregullator i qytetit, do të sistemohet përfundimisht shëtitorja, buzë lumit
Berat - Përfaqësues të qeverisë të kryesuar nga arkitekti, Artan Shkreli, kanë prezantuar në Berat 4 projektet e reja për qytetin, si: sheshi i “Harmonisë fetare” , ish-godina e ushtarakëve, ish-godina e merkatos dhe projekti i shetitores së lumit Osum, në të cilin do të bëhet sistemi përfundimtar ku përfshihet dhe ndërtimi i tunelit që është pjesë e By-Pass-it.Për kryebashkiakun Nasufi, këto projekte janë të një rëndësie të vecantë për Beratin.“Projektet kanë të bëjnë me shetitoren e lumit Osum, në sheshin “Harmonia fetare”, rifunksionalizimi i sheshit të agjencisë, fasadat në bllokun qëndror të lagjes së qytetit dhe rehabilitimin e godinave që tashmë kanë degraduar për shkak të mosfunksionimit, por dhe për shak të mos investimeve.Siç është shtëpia e oficerave e cila do të jetë selia e ardhshme e Bashkisë, merkatoja e qytetit që do të kalojë në qëndër multifunksionale”- tha Nasufi.Pas prezantimit në Berat, projektet do të kalojnë në fazën e diskutimeve dhe më pas do ti kalojnë ministrive përkatëse për miratim dhe çelje fondesh.