Operacion blic kundër prerjes së pyjeve, “sëpata” ka dëmtuar rëndë Parkun Kombëtar të Lurës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Korrik 2014, 18:29
Dibër - Policia Pyjore në bashkëpunim me Inspektoriatin Mjedisor pranë Ministrisë së Mjedisit, gjatë një operacioni blic në qarkun e Dibrës është bërë i mundur bllokimi i mjeteve me lendë drusore: dru zjarri, ahu, lis dhe pisha.Këto mjete më pas janë shoqëruar nga efektivët dhe janë shkarkuar në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Pyjores në Peshkopi. Inspektorët kanë gjobitur poseduesit e lëndës drusore të prerë në mënyrë të paligjshme me 4 milionë lekë të vjetra.Nga këta shkelës të ligjit, Parku i Lurës, tërnova dhe parqe të tjerë kombëtare me pyje, vazhdojnë të ndjejnë dorën e rëndë të prerjeve masive.