VIDEOLAJM/ Meta "një izraelit" i denjë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Korrik 2014, 19:49
Kryeparlamentari shqiptar Ilir Meta është sjellë si një izraelit i vërtetë gjatë vizitës në Parlamentin “Knesset”në Izrael.
Ai ka vendosur një kurorë me lule pranë monumentit të ushtarit të panjohur, por siç shihet dhe në pamje në momentin e vendosje së kurorave me lula Meta në shenjë respekti ndaj popullit hebre mban në kokë edhe një kapale të zezë, karakteristikë e izraelitëve.
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, gjata qëndrimit të tij në Izrael ka bërë një vizitë në muzeun “Yad Vashem” në Jeruzalem.
Delegacioni shqiptar i përbërë nga Ilir Meta, Edi Paloka, Valentina Leskaj dhe Shkëlqim Selami u pritën dhe u përshëndetën në seancën e Parlamentit të Izraelit “Knesset”.