Flasin fqinjët e kushurinjve nga Fushë-Krujë: Nuk janë vrasësit e Artan Santos
Pavarësisht kontrolleve të vazhdueshme të policisë, banorët e fshatit, Gjoricë, këmbëngulin që dy kushërinjtë, Klodian dhe Sajmir Gjozi, nuk kanë lidhje me vrasjen e Artan Santos.Ata shprehen se janë dëshmitarë të asaj dite kur ndodhi ekzekutimi dhe sipas tyre, dy djemtë kanë qenë duke hapur një kanal për të marrë ujin në banesë.Fqinjët e dy të arrestuarve për më tepër nënvizojnë se dy kushërinjtë jo vetëm që nuk kanë lidhje me vrasjen e Santos, por nuk janë të përfshirë në asnjë aktivitet tjetër kriminal.Policia e shtetit në një komunikim të menjëhershëm për arrestimin e Klodian dhe Sajmir Gjozit, thanë se në duart e tyre u gjetën shenja baruti, ndërsa ishin pronarë të një motori të ngashëm me atë të autorëve të ngjarjes.Hetimet për kushërinjtë Gjozi vijojnë dhe pritet që vendimtare për përfshirjen apo jo të tyre, në këtë vrasje të jetë edhe hetimi i qelizës së telefonave që ata kishin në përdorim.