Raporti i papublikuar i OKB: Bombardimet e NATO-s në Kosovë shkaktuan kancer e leucemi

Një raport i OKB, i cili nuk është publikuar asnjëherë flet për pasojat e Uraniumit të hedhur në Kosovë në vitin 1999 gjatë bombardimeve të NATO-s. kundër Serbisë.Në këtë raport të Bakary Kante, shef i misionit të Programit të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara pretendohet se janë hedhur 10 ton uranium i varfëruar, i cili gjeneron në të ardhmen e jetë. Raporti shkon edhe me tej ku thuhet se Uraniumi është  hedhur në kohën e të mbjellave, çka ndikon në pasojat afat-shkurtra dhe afat-gjata në zinxhirin ushqimor. E kjo sipas raportit të bërë atë kohë, gjeneratat e ardhshme që jetojnë në toka të bombarduara do të vuajnë nga kanceri, leucemia, nga një numër i aborteve dhe që deformimi i të sapo të lindurve do të rritet.Mediat kosovare shkruajne se në maj të vitit 1999, Kombet e Bashkuara kishin fshehur prej publikut raportin e Bakari Kante, shef i misionit të parë të Programit të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara (PMKB) rreth pasojave të mjedisit nga bombardimi mbi Jugosllavinë.Pavarësisht se raporti nuk u publikua asnjëherë, një pjesë e tij doli nga intervistimi i një gazetari të pavarur amerikan, Robert Parson, një raportues nga instituti ndërkombëtar në Gjeneva, i cili e kishte publikuar në vitin 1999 në një të përditshmen zvicerane ‘Le Courrier’.Pas 12 viteve të qëndrimit të tij në Jugosllavi, e cila akoma po bombardohej në atë kohë, në maj të vitit 1999, ku ai ishte me misione të agjencive tjera të sistemit të OK-se, Bakary Kante kishte dorëzuar një raport në PMBK i cili flet për tmerr ekologjik: atmosferë dhe shtresën e tokës në ish Jugosllavi, që ka qenë në mënyrë të përhershme e kontaminuar me materiale toksike për shkak të bombardimit të komplekseve industriale-kimike dhe përdorimit të armëve me uranium të varfëruar.Raporti ishte kategorik në vlerësimin se gjeneratat e ardhshme që jetojnë në toka të bombarduara do të vuajnë nga kanceri, leucemia, nga një numër i aborteve dhe që deformimi i të sapolindurve do të rritet.Më tej raporti i Kante, thotë se për shkak të bombardimeve, natyra në Jugosllavi është kontaminuar me substanca toksike e në mes të cilave më e rrezikshmja është bifenil polikloruara (PCB), shumë kancerogjene dhe përgjegjëse për sëmundje imunologjive. Raporti thekson se një litër e PCB mjafton sa për të kontaminuar një miliardë gallon te ujit.Ndërkohë që Shtëpia e Bardhë e dinte që bombat përmbanin uranium të varfëruar, por vetëm pas një presioni të madh publik amerikanët e pranuan se municioni ishte mbushur me uranium të ‘ndyrë’, që është më i rrezikshmi për njerëzit dhe ambientin.