Unaza e re e Tiranës, INUK rinis aksionin për prishjen e objekteve pa leje

INUK rinis aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Selitës në kuadër të projektit të Unazës së re së Tiranës.Ky projekt përfshin prishjen në disa faza të 200 objekteve, poseduesit e 80 prej të cilëve janë shpronësuar dhe janë në pritje të shpërblimit, ndërsa për 15 objektet që janë planifikuar të rrëzohen në fazën e parë, pronarët e shpronësuar kanë përfituar edhe shpërblimin monetar.Sot rreth orës 13:30 mjetet e rënda të INUK realizuan shembjen e një objekti. Veprimet e INUK u kryen konform ligjit dhe në mirëkuptim me pronartët.Njëherazi INUK vijon aksonin për heqjen e tabelave reklamuese të vendosura pa leje nga bizneset në akset kryesore rrugore, tw cilat janë burim aksidentesh.Efektivat INUK kryen operacione në Rrugët Kashar-Rinas dhe Plepa-Rrogozhinë.INUK njofton se inspekton dhe mban në kontroll të gjithë territorin e vendit për ndërtimet pa leje dhe në vijim të zbatimit me përpikmëri të ligjit do prishë të gjitha objektet e paligjshme kudo që ato ndodhen.