Lazarat, policia zbulon një tjetër arsenal armësh të groposur

Gjirokastër-Policia ka zbuluar një tjetër arsenal armësh në Lazarat. Arsenali armëve u gjet i groposur 100 metër larg nga qendra e Lazaratit afër zonës së lapidarit.Gjatë kontrolleve në banesa pasditen e sotme janë sekuestruar 2 mitrolozë të leht, 5 kallashnikov, 3 Pushkë, 30 granta difensive, 3 kuti me ndezesa të granatave, 4720 fisheke, një top me fitil, dhe katër krehra fishekesh.Në vijim të operacionit gjatë ditës së sotme janë kontrolluar 9 banesa dhe një sërë ambientesh të tjera.