Legalizimet ne Fier, Aluizni: Problem, mungesa e çertifikatave të pronësisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Korrik 2014, 16:25
Fier- Qarku i Fierit gëlon nga ndërtimet e palegalizuara. Zonat informale janë komunat Portez, Levan, Mbrostar dhe ajo Dermenas.Drejtori i Aluiznit, Ervin Bushi, tha se janë në proçes legalizimi rreth 31 mijë ndërtime dhe nuk ka datë që të kufizojë aplikimin për legalizimin e objekteve.Për të, mungesa e çertifikatës së pronësisë së tokës mbetet ende problem në dokumentat e qytetarëve që duan të përfshihen në procedurat e legalizimit.Aktualisht për qarkun e Fierit janë shpërndarë vetëm 100 çertifikata pronësie nga kryeministri Rama në Frakull, ndërsa janë në proçes shumë objekte informale, një pjesë e të cilave kanë pengesa për shkak të mosregjistrimit të tokës.