Lezhë, monitorim akseve drejt zonave turistike
Lezhë - Policia Rrugore e Lezhës ka rritur përqëndrimin e tyre në akset që lidhin zonat turistike.Në bazë të një plani masash janë rreth 15 patrulla që monitorojne të gjitha segmentet me fluks të lartë qarkullimi.Shefi i qarkullimit rrugor në Lezhë, Valentin Florini, ka bërë të ditur se zonat bregdetare të Shëngjinit, Tales dhe rruga e “Kombit” do të jenë në monitorim 24 orësh.“Kanë ardhur forca shtesë nga Kosova, që sot kanë filluar shërbimet në rrugën e “Kombit” dhe përgjatë qytetit të Shëngjinit. Nga ana jonë çdo gjë është normal deri më tani dhe premtojmë që edhe me shtimin e fluksit , që nuk do të ketë problem përsa i përket sezonit turistik, sepse do jenë nën monitorim 24 orë”- tha Florini.Në varësi të fluksit të sezonit, masat e policisë priten të intensifikohen duke rritur edhe më shumë prezencen në rrugët qe mbulon Qarku i Lezhës.