Vlerësimi i maturantëve të ekselencës, Malaj: Me ju, arritëm të kthejmë besimin tek arsimi

Shkodër- Ka nisur me një parakalim në pedonalen para bashkisë Shkodër, aktiviteti vlerësues për maturantët e ekselencës së Shkodrës, Pukës dhe Malësisë së Madhe.Një risi e organizuar nga Drejtoria Arsimore dhe Ministria e Arsimit me mbështejen edhe të Bashkisë, që synon të kthehet në traditë.50 maturantët më të mirë të qarkut Shkodër, u përshëndetën nga zv/Ministrja e Arsimit, Nora Malaj."Jam e bindur që sot këtu janë dhe ata që janë të gëzuar dhe ata që janë të mërzitur. Por një gjë kam për tu thënë maturantëve, nuk ka sfidë që nuk kalohet dhe sfida më e madhe është të  formosh njeriun", tha Malaj.Për me shumë se 1 orë e 30 minuta koncerti i maturantëve të Shkodrës i ka dhënë fund një tjetër viti shkollor, ku u diplomuan 2700 të rinj. Qarku i Shkodrës ka qënë ndër qarqet me rezultate të kënaqshme në maturën shtetërore.