Haradinaj: Kemi sinjale nga ndërkombëtarët se gjërat do të ndryshojnë

Kosovë - Ramush Haradinaj, kreu i AAK-së, gjatë një interviste të dhënë sonte në emisionin "Zona e debatit", drejtuar nga gazetari i mirënjohur Baton Haxhiu, është shprehur se tani qëndrimet për qeverisje me partnerët e koalicionit tashmë janë përafruar.Ai thase nuk e di nëse do të dukej mirë që qeveria të kishte mandat 2-vjeçar, ashtu siç ka propozuar VV, por tha se ende nuk e ka diskutuar në detaje këtë çështje me partnerët e koalicionit.Haradinaj shtoi se ka përkrahje nga ndërkombëtarët për investime, për përkrahje ekonomike dhe siç tha ai, për përkrahje “të rrugës tonë”.“Duhet të mbesim në partneritet të besueshëm me BE-në.Edhe ne jemi palë. Dimë diçka. Unë kam marrë sinjale për investime, për përkrahje të rrugës, tonë. Por duhet t’i bëjmë të gjitha bashkë. Na duhet nonstop të jemi në veprim”, tha Haradinaj.Haradinaj: Duam qeveri katër vjeçare, nuk e di a pajtohemi për mandat dy-vjeçar Haradinaj ka folur edhe për takimin me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti. Ai ka thënë se me kënaqësi do të kishte në qeverinë e tij edhe nga Vetëvendosje, por ka thënë se për të gjitha këto gjëra, pritet të shihet në vazhdim.“Sot Vetëvendosje solli një material me shkrim, që duhet të shqyrtohet.Sado që duhet të jemi të kujdesshëm ndaj të gjitha veprimeve, ne prapë duhet të mbesim në partneritet me BE-në. Nëse duam ta heqim izolimin e Kosovës, mungesa e liberalizimit të vizave është izolim.Dua ta mobilizoj, mundësisht të gjithë energjinë e Kosovës, që ta përshpejtojmë integrimin e Kosovës. Sido që të jetë, nuk mund të them se cili do të jetë epilogu.Me kënaqësi do t’i kisha partnerë në qeveri, por marrëdhëniet nuk zhvillohen në këtë mënyrë. Ata thonë se përmes partneritetit, kontribojmë në politikat e Kosovës, që domethënë më shumë të duam veten, se fqinjët”, tha ai.“Vetëvendosja" ka një kalkulim kohor, që është që Kosova të aftësohet për një rang zgjedhjesh sa më mirë.Tani kemi një dallim realisht. VV ka këtë qëndrim, një mandat të shkurtër, një qeveri emergjente e nuk e di a mund të përafrohemi në këto mendime”, ka thënë Haradinaj.Haradinaj: AAK duhet të ketë Ministrinë e ShëndetësisëHaradinaj, duke folur për qeverisjen e ardhshme, tha se “beson që partitë do të propozojnë njerëzit kompetentë”.Ai tha se AAK-ja beson të marrë Ministrinë e Shëndetësisë.“Besoj që partitë do të interesohen që kolegët që dërgojnë, do t’i kenë njerëzit kompetentë. Kam bindje që ia vlen që Aleanca ta ketë Ministrinë e Shëndetësisë. Do të ishte një kontribut i madh ndaj shoqërisë kosovare”, ka thënë Haradinaj.Haradinaj: Jemi të vetëdijshëm për rrugën ku kemi hyrë dhe çfarë na pret më tutje Kreu i AAK-së dhe i mandatuari i bllokut opozitar për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë se i kanë ofruar Kosovës një shumicë parlamentare; se do të ishte shumë e lehtë sikur koalicioni të bëhej para zgjedhjeve, por meqë ka ndodhur kështu, është e rëndësishme që Kosova nuk do të ketë një "Qeveri Thaçi III".“Sot i kemi dhënë Kosovës një shumicë parlamentare, me të cilën i ofrojmë vendit një qeverisje të mirë.Më vjen keq që nuk kemi arritur të bëjmë para zgjedhjeve koalicionin. Unë kam bërë përpjejje të caktuara, por nuk kishte gatishmëri në atë kohë. Do të kishte qenë shumë më e thjeshtë po të bëhej.Kemi mundur ta bëjmë para zgjedhjeve. E kemi qartësuar megjithatë se nuk do të ketë "Thaçi III”, ka thënë Haradinaj në ‘Zona e Debatit’.Haradinaj: Nuk është se kemi “dashni” të madhe mes partish, por jemi të bindur që vendi duhet të marrë drejtim tjetër “E vërteta është se nuk ka ndonjë dashuri të madhe mes nesh, por jemi të bindur që vendi duhet të marrë një drejtim tjetër. Kjo në të cilën kemi hyrë, është serioze. Është një vendim që ka ardhur pas shumë analizash, nuk është rastësi që kemi ardhur deri këtu. Jemi aty për njëri tjetrin. I kam falënderuar të gjithë për besimin që më kanë dhënë. Nuk besoj që është në interes të asnjërit prej nesh për këtë besim të ndërsjellë”, ka thënë Haradinaj.“E di që jemi të vetëdijshëm për atë se ku kemi hyrë dhe si duhet vepruar më tutje”, ka thënë Haradinaj.Marrë nga Gazeta Expressar.sh/Oranews.tv