Shkodër, AKU monitoron subjektet tregtare në zonat turistike
Të gjitha subjektet tregtare që operojnë në zonat turistike do të jenë në monitorimin e AKU-së, lidhur me respektimin e kushteve higjeno - sanitare dhe cilësisë.Bazuar në përvojën e viteve të shkuara ku ka patur një mori problemesh, këtë vit nga ministria e linjës ka hartuar një plan specifik kontrollesh.Drejtoresha e AKU në Shkodër, Jetmira Kozmaj deklaron se jo vetëm nuk do të ketë tolerime, por ndaj subjekteve që nuk zbatojnë ligjin do të merren masa ndëshkimore me gjoba, e deri në mbyllje aktiviteti.Stina e verës është ndër më problematiket, pasi me rritjen e frekuentimit të zonave turistike shtohen edhe subjektet që operojnë e për pasojë nevojitet që kontrollet të jenë më të rrepta.Në qarkun e Shkodres problemet kanë qënë të vazhdueshme lidhur me kushtet higjeno - sanitare, apo mungesen e tregjeve të mirëfillta për tregtimin e një sërë produktesh.Pavarësisht kontrolleve të AKU, bashkia e Shkodres apo njësi të tjera vendore kanë vijuar të mos reagojnë në këtë drejtim, duke e bërë edhe më shqetësuese situatën për stinën në të cilën kemi hyrë.